Ministri Poposki në konferencë në Bruksel

06.05.2015 09:52

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Bruksel do të marrë pjesë në konferencën "Zgjerim, zhvillim ekonomik dhe menaxhim", të cilën e organizon Këshilli për bashkëpunim rajonal (KBR), Zyra e Baden-Virtemberg e BE-së dhe FOndi evropian për Ballkanin...

Konferenca mbahet në kuadër të Ditës së bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi rajonal është me një rëndësi të posaçme për funksionimin e brendshëm të BE-së, por edhe aspekt kyç në procesin e zgjerimit. Gjatë konferencës do të shqyrtohen sfidat dhe arritjet në atë plan, ndërkaq do të promovohet edhe Barometri ballkanik, mjeti për ndjekje i "Strategjisë EJL 2020" i KBR-së dhe procesi reformues në tërësi.

Poposki do të ketë fjalim në panelin "Zgjerimi, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi", ku do ta potencojë nevojën për avancim të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal të të jitha vendeve nga rajoni në strukturat euro-atlantike.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e Komisarit për zgjerim të BE-së, Johanes Han dhe një numri të madh të ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë të alrtë. pritet qëfokusi i diskutimeve të vihet në bashkëpunimin rajonal, reformat në sferën e menaxhimit ekonomik, sundimit të së drejtës dhe administratës publike, si dhe nisma të tjera rajonale, mes të cilave me rëndësi të posaçme është Procesi i Berlinit.