Qytetarë dhe policë të lënduar në protestat para Qeverisë
Mbi dhjetëra demonstrues dhe policë janë lënduar pasi dje esklaoi protesta para Qeverisë...

Janë demoluar edhe automjete policore dhe janë djegur kontajner gjatë protestës që rrjedhi pas publikimit të materilaleve nga ana e LSDM-së për vrasjen e Martin Neshkovskit në qershor të vitit 2011.
Zëdhënësi i MPB Ivo Kotevski njoftoi se në spitalet e qytetit, sipas informatave janë pranuar qytetarë dhe policë të lënduar.
Janë arrestuar demonstrues, ndërsa sipas Koteskit MPB më tepër informata do të japë sot.
Pas protestës disaorëshe, që filloi në orën 18, poilicia e shpërndau turmën e qytetarëve drejt rrugëve anësore tek Qeveria, ndërsa qasja për tek ndërtesa e Qeverisë është i bllokuar.
Pjesëmarrësit në protesë, kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga përfaqësuesit e qeverisë për vrasjen e Neshkovskit, për të cilën Gjykata i caktoi dënim me 14 vjet burg, Igor Spasev, pjesëtar i njësitit policor "Tigra". Gjatë protestës për një moment një pjesë e pjesëmarrësve i kaluan rrethojat mbrojtëse dhe tentuan që të hynë në Qeveri, por ishin ndaluar nga ana e policisë.
