Maqedoni
Ushtrim simulues për mbrojtje kibernetike, Mickoski: Do të krijojmë qendër primare për mbrojtje
29.01.2025 14:34
Në kazermën ushtarake “Goce Delçev” në Shkup u zhvillua një ushtrim simulues i sulmeve kibernetike....

Në kazermën ushtarake “Goce Delçev” në Shkup u zhvillua një ushtrim simulues i sulmeve kibernetike. Koha e re në mbarë botën e imponon nevojën për mbrojtje të përbashkët nga sulmet kibernetike duke mundësuar qasje dhe strategji për t’u përgjigjur sfidave të tilla. Mbrojtja kibernetike është një nga prioritet kyçe të NATO-s, andaj edhe Britania e Madhe do ta ndihmojë vendin për të krijuar një qendër të veçantë për mbrojtje kibernetike.
“Kërcënimet kibernetike në vazhdimësi rriten dhe paraqesin kërcënim për ekonominë, stabilitetin dhe mënyrën e jetesës. Kështu që Mbretëria e Bashkuar e mbështet vendin tuaj për t’u përgjigjur kërcënimeve të tilla dhe bashkërisht po punojmë në përpilimin e një përgjigjeje të përbashkët. Pra, kjo paraqet aksion të aleatëve të NATO-s, e cila paraqet ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta.”, - deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe në RMV, Metju Loson.
Kryeministri, Hristijan Mickoski, përshëndeti ushtrimin simulues të kërcënimit kibernetik, duke thënë se është mirë për t’u parë se si do të duhej të reagohet në këto raste. Fokusi i kësaj qeverie është përveç digjitalizimit të shtetit në tërësi, me ndihmën e të huajve të krijohet edhe një qendër primare e të dhënave, e cila do të mundësojë veprim të organizuar të përbashkët në parandalimin e sulmeve kibernetike.
“Ne si Qeveri, prioritet e kemi digjitalizimin e shtetit, i cili është shumë i rëndësishëm. Mundohemi që gabimet e së kaluarës t’i korrigjojmë. Ne aktualisht kemi mbrojtje sekondare, kemi qendër për të dhëna, e cila shërben për kthimin e të dhënave të humbura gjatë sulmeve kibernetike, por nuk kemi qendër primare të të dhënave, andaj një pjesë e madhe e institucioneve po mbrohen në mënyrë vetanake dhe kjo nuk është qasje e organizuar. Andaj kemi vënë fokusin që të krijohet një qendër e tillë primare, e cila do të jetë e përbashkët dhe do të mund të veprojmë bashkërisht gjatë sulmeve kibernetike.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Në akademinë ushtarake është parashikuar që të vendoset qendra për mbrojtje nga sulmet kibernetike.
REXHEP QAMILI
