Konferencë për zbatim të suksesshëm të Ligjit për pajisje elektrike
06.05.2015 09:57
Në Odën ekonomike të Maqedonisë sot do të mbahet konferencë në temë "Ligji për pajisje elektrike dhe elektronike dhe pajisjet e mbetura elektrike dhe elektronike - si deri në zbatim të suksesshëm praktik"...

Qëllimi është që të theksohen çështjet e hapura nga aspekti i zbatimit praktik të rregullativës dhe të jepen drejtime për implemtimin e tij të mëtutjeshëm të suksesshëm.
Konferencën do ta hapin ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i Asociacionit të lëndëve të papërpunuara sekondare dhe recikluese Vllado Momirovski.
