Maqedoni

Aksident në Prilep, automjeti godet një 69-vjeçare

29.01.2025 16:56

MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në trafik ku një veturë ka goditur

MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në trafik ku një veturë ka goditur një këmbësorë.

“Me datë 28.01.2025 në ora 13.10 në Drejtorinë e Policisë Prilep është raportuar se në rrugën “Trajko Tarcan” në Prilep automjeti] “Range Rover” me targa të Anglisë i drejtuar nga D.M.(45) nga Prilepi ka goditur këmbësore D.B (69) nga Prilepi.

Në aksident D.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostikuara në Spitalin e Qytetit të Prilepit”, njoftojnë nga MPB.

Kontrollin është kryer nga ekipi inspektues i Policisë së Prilepit.