Maqedoni

LAMM: Mjegull nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, dukshmëria prej 20 deri 30 metra

29.01.2025 21:43

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra...

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra ka në rrugën nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët bie në pjesën jugperëndimore të vendit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.