Prezantim i rezultateve nga Anketa për shërbime gjyqësore në Shkup

30.01.2025 11:24

Shoqata e gjyqtarëve në bashkëpunim me Koalicionin “Të gjithë për një gjykim të drejtë”....

Shoqata e gjyqtarëve në bashkëpunim me Koalicionin “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, sot do t’i prezantojë rezultatet nga Anketa për kënaqësinë e shfrytëzuesve të shërbimeve gjyqësore, të zbatuar në dhjetor të vitit 2024.

Siç njoftuan nga Shoqata e gjyqtarëve, në ngjarjen që do të mbahet në ora 13:00 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, krahas prezantimit të rezultateve nga anketa, do të pasojë edhe një diskutim për rezultatet dhe aktivitetet e ardhshme të SHGJRMV, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin joqeveritar në vend.

Fjalim përshëndetës dhe hyrje për idenë dhe nevojën e përpunimit të anketës tematike do të ketë Ivan Xholev, kryetar i SHGRMV-së.

Metodologjinë për përgatitjen e Anketës për kënaqësinë  e përdoruesve të shërbimeve gjyqësore do ta prezantojë Ivana Petkovska, koordinatore e programit, ndërsa rezultatet e anketës do t’i prezantojë Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit.