Normalizohet gjendja para Qeverisë pas protestës së mbrëmshme

06.05.2015 10:02

Gjendja në hapësirat para Qeverisë pas protestës së mbrëmshme është normalizuar. Rrugët janë pastruar, komunikacioni zhvillohet normalisht dhe nuk është vërejtur prania e përforcuar e policisë...

Gjatë protestës, e cila pasoi pas publikimit të materialeve nga ana e LSDM-së për vrasjen e Martin Neshkoski, sipas informatave të fundit të MPB-së, janë lënduar rreth 20 policë si dhe katër civilë.

Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit  "8 Shtatori" dhe në Spitalin kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit". Janë burgosur disa demonstrues. Informacione më të hollësishme MPB do të jep gjatë ditës.