Taravari: Të hënën, terapi biologjike për pacientët
30.01.2025 12:50
Të hënën do të ketë terapi biologjike për të gjithë pacientët....

Të hënën do të ketë terapi biologjike për të gjithë pacientët, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Sipas tij, një pjesë e terapisë ka ardhur sot, dy ilaçe të tjera do të vijnë nesër dhe tre të tjera të hënën.
“95% e pacientëve trajtohen dhe ka terapi”, - tha Taravari. Sipas tij, deri më tani ka munguar vetëm 5 për qind e terapisë.
