Putini refuzon të takohet me Zelenskin

30.01.2025 14:03

Vladimir Putin refuzon të bisedojë me Volodimir Zelenskin...

Vladimir Putin refuzon të bisedojë me Volodimir Zelenskin për fundin e luftës në Ukrainë. Për shkak të paligjshmërisë së tij, ai nuk është në kushte për të nënshkruar asgjë.

Nëse ai këmbëngul për të marrë pjesë, do të dërgojë njerëz të tjerë, tha Putini.

Shefi i Kremlinit i tha Zelenskit se i ka mbaruar mandati presidencial dhe po qëndron në këtë post pa bërë zgjedhje të reja. Putini kërkoi që përballë në bisedimet e mundshme të kishe kreun e Parlamentit të Ukrainës, i cili mund të nënshkruajë me mandat të plotë. Një tjetër kusht i presidentit rus është që negociatat të nisin mbi bazën e përparimeve në terren nga ushtria ruse në Ukrainë. Volodimir Zelenskit i ka mbaruar mandati 5-vjeçar presidencial që në Mars të vitit të kaluar, por mban postin pasi është aktiv ligji ushtarak.

Në rrjetin “X”, presidenti i Ukrainës tha se me këto deklarata Putini ka frikë nga bisedimet dhe po bën çmos ta zgjasë luftën. Zyra e shtypit e Kremlinit njoftoi se është në pritje të organizimit nga Uashingtoni të një takimi Putin - Tramp për fundin e luftës në Ukrainë, pas thirrjeve të vazhdueshme të kreut të Shtëpisë së Bardhë.