Mungesa e ilaçeve, Taravari: Pjesa dërmuese e ilaçeve ka arritur
Pjesa më e madhe e terapisë biologjike...

Pjesa më e madhe e terapisë biologjike që mungonte në Klinikën e Onkologjisë ka mbërritur sot, e një pjesë do të arrijë nesër, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai premtoi se me planifikimin e prokurimit për këtë vit nuk do të ketë më mungesë të barnave për pacientët me kancer.
“Pjesa dërmuese e terapisë do të arrijë këtë javë. Sot ka arritur një pjesë e terapisë, edhe nesër arrin d.m.th. kjo është këtë javë, e enjte, e premte, ndërsa javën tjetër, të hënën, duhet të arrijnë edhe tre ilaçe. Mbi gjysma e ilaçeve veç më kanë arritur sot, edhe nesër disa të tjera. Ne i kemi kryer të gjitha procedurat, tash ata që e bëjnë furnizimin, mund të ndodhë që dy ditë të vonohen.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Korrupsioni në shëndetësi, Taravari: I inkurajoj qytetarët që të denoncojnë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse u kërkohet ryshfet për ofrimin e shërbimeve në shëndetësinë publike. Thirrja vjen pas arrestimit të djeshëm të një kirurgu nga Manastiri, i cili u kap duke marrë ryshfet.
“I inkurajoj të gjithë ata që kanë fakte që t’i sjellin tek ne, në Ministrinë e Brendshme apo te drejtuesit e klinikave. Kudo që ata raportojnë, ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për të kontrolluar nëse ato që thonë janë të vërteta. Unë kam informacion të saktë për rastin në Manastir. Drejtori është njoftuar nga unë para disa ditësh për disa ankesa për një mjek. Nuk do të doja të përmendja emra këtu, por veprime të tilla sigurisht që do të vazhdojnë.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Sipas Taravarit, Oda e Mjekëve duhet të shqyrtojë licencat e mjekëve të korruptuar, të cilët kapen në flagrancë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
