Në Shkup dje 13 aksidente, shtatë persona janë lënduar
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 13 aksidente komunikacioni...

Prej tyre, shtatë janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona.
Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 30 shoferë që cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonat celular derisa kanë drejtuar automjetin, 17 shoferë nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar për qarkullim, si dhe 10 shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim për këmbësorët në vendkalimet e shënuara për ta, respektivisht kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubeti" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 28 automjete të cilët kanë penguar qarkullimin e rregullt të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë mësim për komunikacionin me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor në Gazi Babë në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në cilësi të shoferëve të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes, në mënyrë jo të duhur janë ndalur para udhëkryqit, si dhe shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF "Naim Frashëri" e cila gjendet në territorin e komunës së Studeniçanit me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
