"Bild": Lubic ditën e aksidentit ka ushtruar se si rrëzohet aeroplani
06.05.2015 10:07
Andreas Lubic, kopiloti i dyshuar se qëllimisht ka rrëzuar aeroplanin e kompanisë "Xhermanings", duke vrarë 150 njerëz, gjatë fluturimit të mëparshëm ka praktikuar se si rrëzohet një aeroplan, njoftoi sot gazeta gjermane "Bild"...

Gazeta gjermane i referohet një burim anonim në agjencinë franceze BEA i cili e hulumton këtë rast.
Lubic ka vuajtur nga depresioni i rëndë, dhe gjatë kontrollit të kompjuterit në banesën e tij u konfirmua se para aksidentit në internet ka kërkuar mënyra për vetëvrasje.
