Bojkot ndaj marketeve për shkak të çmimeve të larta, inspektorët e tregut në terren

31.01.2025 09:42

Pas thirrjeve në rrjetet sociale...

Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot pritet që qytetarët të mos blejnë nëpër markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Iniciativa e cila fillimisht u zhvillua në Kroaci, ndërsa aksione të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë paralajmëruar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim të shpejtë në terren.

Kryeministri Hristijan Mickoski, këto ditë ka shprehur mirëkuptimin për bojkotin dhe ka paralajmëruar shtim të kontrolleve dhe gjoba për tregtarët që shkelin ligjin dhe masat për mbrojtjen e standardit jetësor.

Ai dje nga foltorja e Kuvendit në seancën e pyetjeve për deputetë theksoi se nuk do të lejohet që individë të keqpërdorin pozitat e tyre dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.