SHBA: SHI do të mundet në Siri kur Asadi do të largohet nga pushteti
06.05.2015 10:37
Problemi me ekstremistët nga Shteti Islamik në Siri dhe në vende të tjera në Lindjen e Mesme nuk mund të zgjidhet për sa kohë presidenti sirian Bashar al Asad është në pushtet, deklaroi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samanta Pauer...

Ajo theksoi se presidenti Barak Obama vlerëson se nuk është e mundur një zgjidhje e përhershme e problemit me SHI derisa nuk zgjidhet çështja me Asadin.
"Njëra nga arsyet për praninë e xhihadistëve të huaj në Siri është përmbysja e Asadit nga pushteti pasi e përdor klorin si armë", theksoi Pauer.
Rusia konsideron se nuk ka dëshmi të forta për përgjegjësinë e autoriteteve në Damask për përdorimin e klorit si armë.
Pauer thekson se me rëndësi kyçe është që Rusia dhe Irani të mos e mbështesin më Asadin.
