Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

31.01.2025 10:03

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë...

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit- zero gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 35 centimetra. Siç njofton DPHM, në 24 orët e fundit më së shumti reshje janë regjistruar në Pozhar – Radovish, 4 litra për metër katror, ​​në Kodrën e Diellit 3, në Kriva Pallankë, Strumicë dhe Ohër 2, si dhe në Prilep dhe Hanet e Mavrovës një litër.

Trashësia e sipërfaqes së borës në Hanet e Mavrovës është 16 centimetra.

Deri në orën 08:30 dy gradë janë matur në Krushevë, Manastir, Prilep, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Demir Kapi, 3 në Shtip, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, 4 në Gjevgjeli, Pretor, Veles, Shkup-Petrovec, si dhe 5 në Tetovë, Ohër dhe Vinicë.