Bojkoti i marketeve, përfshin disa vende të Ballkanit Perëndimor

31.01.2025 13:03

Të revoltuar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve...

Të revoltuar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor u ftuan t’i bojkotojnë sot blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.

Nisma u ndërmor fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin.

Pas thirrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve, kroatët nisën më 30 janar edhe një aksion të ngjashëm, që do të zgjasë një javë.

Thirrje për bojkotime të ngjashme, kryesisht nëpër mediat sociale, u bënë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përgjigje pozitive ato morën në Serbi, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni.

Në Kosovë dhe në Shqipëri nuk pritet ndonjë aksion i organizuar.