Nga e shtuna, fatura më të larta për ngrohje, KRrE: Në tregjet evropiane rritet çmimi i gazit
Rreth 60 mijë konsumatorë në Shkup...

Rreth 60 mijë konsumatorë në Shkup, nga 1 shkurti, do të paguajnë fatura më të larta për ngrohje për më shumë se 5 për qind.
Sipas përllogaritjeve të Komisionit Rregullativ për Energjetikë, kjo realisht do të nënkuptonte se një amvisëri mesatare, shpenzimet mujore të së cilës deri më tani kanë qenë rreth 2.100 denarë, në të ardhmen do të shpenzojnë për ngrohje rreth 2.200 denarë ose rreth 100 denarë më shumë.
Rritjen e çmimit, siç dihet, e kanë kërkuar tre kompanitë ESM, që merren me prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë termike.
“Ky vendim është sjellë, sepse para së gjithash çmimet e gazit natyror në berzat evropiane në kuartalin e fundit të vitit 2024 janë rritur dhe për fat të keq edhe në muajin janar dhe shkurt kemi një trend të tillë ku çmimi i berzës te-to është 52 megavat në orë. Vjet kur e dinim që çmimi i gazit do të ulet, ne ulëm çmimin e energjisë termike të konsumatorëve tjerë për 35 për qind dhe po ashtu gjatë verës kur hoqëm subvencionet, çmimi i energjisë termike u ul për 3 për qind.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski bëri të ditur se gjatë muajit shkurt do të merret vendim për konsumatorët në “Zhelezarë” dhe në “Autokomandë”, sepse, siç tha ai, edhe Shkup-Veriu do të dorëzojë njoftim për rritjen e çmimit të ngrohjes në atë pjesë të qytetit. Vendimi për këta konsumatorë do të hyjë në fuqi nga 1 marsi. (Flutura Latifi, TVM2)
