Maqedoni
Parashikimi i motit
01.02.2025 11:07
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale që pasdite do të shtohen...

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale që pasdite do të shtohen. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri në 6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17°C.
Në Shkup në mëngjes me mjegull, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri mesatare më të mëdha se në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15°C.
Të dielën do të mbajë vranësira, e më pas kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të hënën, sidomos paradite, priten reshje të herëpashershme të shiut, ndërsa në malet më të larta borë. Kushtet për reshje të dobëta bore do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe ditën e martë në lindje.
Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie.
