Maqedoni
Një tërmet i dobët është regjistruar mbrëmë në afërsi të Shkupit
01.02.2025 11:11
Tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë lokale Rihter prej ML2.5 është regjistruar herët në mëngjes...

Tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë lokale Rihter prej ML2.5 është regjistruar herët në mëngjes, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
"Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë në stacionet sizmologjike të instaluara në tërë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, më 01.02.2025, në ora 01:10 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet dhjetë kilometra në lindje të qytetit të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter ML2.5.", thuhet në deklaratë.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shkupit dhe rrethinë me intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
