Maqedoni
Vdekja e 22-vjeçares! MPB: Është arrestuar shoferja që goditi këmbësorin
01.02.2025 13:37
Është arrestuar një grua 42 vjeçe, e cila dyshohet se gjatë ditës së djeshme goditi një këmbësorë me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ministria e Brendshme njoftoi se është arrestuar një grua 42 vjeçe, e cila dyshohet se gjatë ditës së djeshme goditi një këmbësorë me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nga MPB shtojnë se e njëjta po mbahet në stacion të policisë.
“Me datë 31.01.2025 në ora 17:30 në Shkup, nga ana e zyrtarëve të policisë është gjetur dhe është privuar nga liria S.V.M. (42), për shkak se më datë 31.01.32025, rreth orës 14 në kryqëzimin nga bulevardi “Kuzman Josifoski Pitu” dhe dhe rrugës “Bojmija”, me automjet motorik të pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të lënduarit.”, thonë nga MPB.
VMRO-DPMNE: Rishikim urgjent të të gjitha vendimeve gjyqësore
Ndërkohë VMRO-DPMNE kërkon rishikimin urgjent të të gjitha aktvendimeve, ku sipas tyre kriminelët në kohën e LSDM-së, kanë marrë dënime të vogla në vend të vuajtjes së dënimit me burg.
“VMRO-DPMNE kërkon revizion urgjent të aktvendimeve të këtilla dhe organet gjyqësore të tregojnë përgjegjësi më të martë gjatë vendimmarrjes. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet, e jo të mbrohen individët e afërt me LSD-në. Gjyqësori ta ndalojë praktikën e drejtësisë selektive dhe përfundimisht të punojë në shërbim të qytetarëve, e jo për struktura të caktuara politike dhe kriminale.”, tha Mile Lefkov nga VMRO DPMNE.
LSDM: Gjyqtarja doli nga “tefteri” i Jankullovskës
Kanë reaguar nga LSDM.
“Mile Lefkov dhe VMRO-DPMNE, në vend që të fshihen nga publiku në një vrimë, po mundohen të gënjejnë dhe t'ia kalojnë fajin LSDM-së. Por faktet dhe e vërteta nuk mund të fshihen, dhe kjo është prova. Gjyqtarja Daniela Aleksoska Stojanovska u zgjodh pikërisht nga VMRO-DPMNE dhe doli nga tefteri i Jankulloskës. Ajo u bë gjyqtare më 8 shkurt 2012, në kulmin e regjimit të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Ndryshe 20-vjecari Vasil Jovanov, është në paraburgim 30 ditor. Ai goditi 22 -vjecaren derisa me shpejtësi të madhe kishte kaluar në semaforin e kuq, pa patentë shoferi dhe në gjendje të alkoolizuar.
REXHEP QAMILI
