Ekonomi
Vazhdojnë reagimet për çmimet, LSDM: Pushteti shkatërroi standartin
01.02.2025 14:44
Për standardin e qytetarëve pushteti dhe opozita kanë qëndrime të ndara....

Opozita maqedonase vazhdon të akuzojë pushtetin se pikërisht qeveria është ajo që ka lejuar rritjen enorme të çmimeve ndërkaq inflacioni përbin çdo pagë të qytetarit. Bojkoti është mesash për pushtetin e Mickoskit i cili nuk i mbron qytetarët, nuk ndërmori masa efikase me kohë dhe nuk e ndali rritjen e çmimeve, thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, Mickoski as nuk e ke mbajti fjalën kur në dhjetor promovoi “shportën” duke siguruar lirimin e 600 produkteve. Socialdemokratët me kritikë edhe për paralajmërimin e rritjes së çmimit të ngrohjes së amvisërive.
“Në tetë muajt e kaluar, Qeveria e ka shkatërruar në tërësi standardin jetësor të qytetarëve. Çmimet në market rriten pa kontroll ndërkaq pagat stagnojnë. Shporta konsumatorë gjithnjë e më shumë po shtrenjtohet ndërkaq qytetarët janë lënë që të ballafaqohen vetë me krizë ekonomike të paparë.”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova.
Mickoski: Jemi në terren, detajet të hënën
Ndërkohë kryeministri Mickoski siguron se terreni i tregut është vënë në kontroll nga institucionet relevante dhe javës së ardhshme do të del para opinionit me raport të regjistruar nga kontrollet e marketeve.
“Po bëhet analizë e detajuar ndërsa të hënën me opinionin do të mund të shpërndajmë më tepër informacione, por mund të them se një pjesë e asaj për të cilën shqetësoheshim u bë realitet dhe e vërtetë. Po veprojmë dhe do të angazhohemi si qeveri, sepse e kemi obligim ta mbrojmë standardin e qytetarëve, por njëkohësisht pa e prishur ekonominë dhe rregullat e tregut.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
VLEN: Kemi përgjejgësi, po rrisim pagat
Nga koalicioni VLEN ndërkohë thonë se kujdesen për mirëqenien e qytetarëve dhe nëpunësve, duke vënë theksin në sektorin shëndetësor.
“Koalicioni VLEN si shpresë për mundësi të reja u kushton rëndësi të madhe gjitha fushave që tangojnë qytetarët tanë, e në veçanti kujdesit shëndetësor. Me rritje të pagave ndaj mjekëve dhe punonjësit shëndetësor, ne motivojmë ata që të përkushtohen edhe një herë më shumë me vullnet të plotë dhe hamendje në shërbim energjik e me rezultate të mira ndaj qytetarëve tanë.”, thonë nga VLEN.
Sa i përket bojkotit të marketeve koalicioni VLEN nuk mohon se kanë përgjegjësi institucionale ndërkaq raportojnë se kanë marrë edhe masa, gjersa BDI-ja ka kërkuar normalizimin e çmimeve dhe dorëheqjen e ministrit të ekonomisë.
