Maqedoni
Parashikimi i motit
02.02.2025 09:53
Ditën e diel, moti do të nisë i ndryshueshëm me vranësira dhe mjegull në disa lugina...

Ditën e diel, moti do të nisë i ndryshueshëm me vranësira dhe mjegull në disa lugina. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme në pjesët perëndimore, ndërsa në male herë pas here borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 14°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme, paradite me mjegull. Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 3°C, ndërsa ajo maksimale 13°C.
Drejtoria e Meteorologjisë bën me dije se sot pasdite do të ketë reshje lokale shiu, gjatë natës kah të hënën, ndërsa ditën e hënë do të ketë reshje lokale shiu dhe në zonat malore borë. Reshjet do të jenë me intensitet të lehtë deri mesatar. Më pas do të mbizotërojë mot stabil dhe më i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat nga e mërkura do të jenë kudo nën zero. Të hënën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore.
