Maqedoni
Celular në burg te Jovanov, Pandov: Celulari i është konfiskuar
02.02.2025 12:52
20 vjeçari Vasil Jovanov i cili aksidentoi deri në vdekje Frosina Kullakovën në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup...

20 vjeçari Vasil Jovanov i cili aksidentoi deri në vdekje Frosina Kullakovën në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka arritur të sigurojë celular në burgun e Shutkës, përmes së cilit më pas ai i kishte telefonuar të dashurën dhe prindërit e tij. Kjo gjë u zbulua përmes fotografive të shkrepura nga një i burgosur tjetër, foto të cilët më pas përfunduan në opinion. Zyrtarisht thuhet se një burgosur tjetër ia ka siguruar celularin Jovanovit, përmes ndihmës së një gardiani, ndërsa jozyrtarisht thuhet se ky “shërbim” ka pasur çmim. Megjithatë celulari i tij dhe të burgosurve të tjerë janë konfiskuar në tërësi dhe për momentin zhvillohen hetime për të përcaktuar përgjegjësinë për këtë rast, thotë drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov.
“Eshtë konfiskuar celularin jo vetëm i tij, por edhe të atij tjetrit që e ka fotografuar Vasil Jovanovin derisa ai ka qenë në shëtitje jashtë dhe përveç kësaj me këtë rast janë konfiskuar edhe disa celularë të tjerë brenda burgut të Shutkës. Për fat të keq këto institucione ndëshkuese përmirësuese ne i trashëguam me një korrupsion të lartë. Nëpunës të korruptuar i kanë mundësuar Vasilit dhe burgosurve të tjerë të pajisjen me celularë.”, tha drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov.
PTHP kërkon masën e paraburgimit për 42 vjeçaren
Në ndërkohë Prokuroria Themelore Publike kërkon masën e paraburgimit për shoferen 42 vjeçare e cila goditi një këmbësor në Shkup dhe më pas u largua. Ndaj asaj është ngritur padi penale rrezikim i sigurisë në komunikacion, ndërsa për shkak të largimit të saj, prokurori publik konstaton se asaj duhet t’i përcaktohet masa e paraburgimit.
“E dyshuara 42 vjeçare më 31 janar ka drejtuar automjetin “Citroen C1” me targa të Shkupit në bulevardin “Kuzman Josifovski- Pitu”, kur ajo është afruar udhëkryqit dhe vendkalimit këmbësor në afërsi të rrugës “Bojemija” nuk e ka ndaluar shpejtësinë e automjetit me çka do ta ndalojë automjetin të cilin ajo e drejtonte për t’i lëshuar këmbësorët të kalojnë rrugën që kishin filluar pa u’a cënuar sigurinë në komunikacion. Për shkak të shpejtësisë se tejkaluar ajo ka goditur 38 vjeçarin i cili ka pësuar lëndime fizike dhe ka përfunduar në qendrën klinike. E dyshuara pas aksidentit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë të lënduarit, që po ashtu është vepër penale që i ngarkohet asaj.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PThP.
Vdekja e Frosina Kulakova, protesta në Shkup dhe Kavadar
Aksidentet e shpeshtuara me fatalitet në vendin tonë ka ndezur alarmin e qytetarëve dhe OJQ-vë për t’i ndaluar këto raste. Ditën e diell u mbajtën dy protesta të reja për vdekjen e vajzës së re Frosina. Protesta e parë në sheshin e Kavadarit, ndërsa e dyta para Sallës Universale në Shkup, në afërsi të vendit ku Kullakova u shkel deri në vdekje me 130 kilometra në orë nga Vasil Jovanov i cili ishte pa patentë shoferi dhe i alkoolizuar. Nga qyteti i Kavadarit protestuesit së bashku me famijarët e së ndjerës Frosina kërkuan drejtësi ku përveç Vasill Jovanov për këtë rast do të përgjigjet edhe i atij i tij.
“Ne për Frosinën kërkojmë drejtësi jo vetëm nga Vasili por edhe nga i ati i tij, Zoran Jovanov, kërkojmë që ai të arrestohet, ndërsa nga gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska e cila nuk doli publikisht t’ju shprehin ngushëllime familjes sonë por në mënyrë çyçare fshihte profilet e saj, të ketë përgjegjësi. Kërkojmë drejtësi për rastin e Frosinës me shpresë se ky rast nuk do ti ndodh askush.”, u shpreh motra e Frosinës së ndjerë, Rosica Kullakova.
“Pas kësaj situate askush më nuk ndjehet i sigurt në komunikacion e them këtë sepse të gjithë ne kemi fëmijë dhe mendojnë në mënyrë prindërore.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk ndjehemi aspak të sigurt, andaj kërkojmë që shteti të ndërmerre masa urgjente.”, tha një qytetare.
Protestuesit kërkojnë nga autoritet sistem funksional për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e fëmijëve në komunikacion dhe dënime maksimale për gjithë ata që nuk do të respektojnë rregullat në komunikacion.
REXHEP QAMILI
