Rajon
Tragjedi në Gjakovë, tre fëmijë humbin jetën nga shembja e një shtëpie
02.02.2025 14:29
Tre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës....

Tre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Shtëpia ishte e pabanuar. Viktimat, të moshës 13 dhe 15 vjeçare, janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.
Policia thotë se mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka.
