Maqedoni

Aksidentet në komunikacion, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella

02.02.2025 15:15

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-n se një shtab i LSDM-së ka qenë i vendosur në shtëpinë e babait të gjyqtares e cila liroi nga paraburgimi më herët Vasil Jovanov....

Atë që bëri Vasil Jovanov dhe shkeli Forsina Kullakovën vazhdon të shkaktojë reagime dhe akuza partiake. VMRO-DPMNE-n akuzon LSDM-n se një shtab i LSDM-së ka qenë i vendosur në shtëpinë e babait të gjyqtares e cila liroi nga paraburgimi më herët Vasil Jovanov.

“Një shtab i LSD-së ka qenë i vendosur në shtëpinë e gjyqtares Daniella Aleksovska Stojanovska e cila shpëtoi nga paraburgimin shoferin vrasës për drogë. Këto janë fotografitë e një shtëpi në pronësi të babait të gjyqtares në të cilën ndodhet shtabi i LSD-së në Rankovcë. Afërsia e gjyqtares Daniela Alkesovska Stojanovska me LSD-n nuk shihet vetëm nga aktvendimet e saja kundër VMRO-DPMNE-së por edhe nga fakti se u ka lënë hapësirë për seli partiake.”, tha Mile Lefkov, depuptet i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM ja ka përgënjeshtruar çfarë do llojë lidhshmërie apo empantie të ndërsjella mes LSDM-së dhe gjyqtares. Hedhin poshtë akuzat duke iu  kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së se Daniella Aleksoska Stojanovska u zgjodh si gjyqtare në kohën derisa VMRO –DPMNE-së ishte në pushtet në vitin 2012 dhe se kinse ajo ka dal nga “tefteri” i Jankullovskës, dhe tani sipas LSDM-së, VMRO keqpërdor tragjeditë njerëzore për të bërë politik ditore.
 
“LSDM nuk do të lejojë që të manipulohet me fatkeqësi njerëzore. I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të ndalojnë e së bërit politika nekrofile dhe të fillojnë të gjejë zgjidhje për probleme e vërteta ku për tërbimi nëpër rrugët  dhe paaftësia  e ministrit Toshkovskit të vendos rend dhe siguri në vend.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. 
 
REXHEP QAMILI