Botë
Netanyahu të martën në SHBA, do të takohet me Trump në Uashington
02.02.2025 16:32
Kryeministri izraelit Netanjahu do të takohet të martën në Uashington me presidentin amerikan Trump....

Kryeministri izraelit Netanjahu do të takohet të martën në Uashington me presidentin amerikan Trump. Takimi vjen pas armëpushimit gjashtë-javor në fuqi në Gaza, kur Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Netanjahu fillimisht do të diskutojë me të dërguarin e presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili më pas me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari që kanë ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, me mbështetjen e Uashingtonit. Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje komplekse armëpushimi muajin e kaluar, që do të zbatohej në tre faza, gjë që solli ndalimin e luftimeve në Gaza. Hamasi deri më tani ka liruar 18 pengje në këmbim të qindra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Trump njoftoi javën e kaluar se donte që Egjipti dhe Jordania të pranonin palestinezë nga Gaza, një propozim që u dënua si nga Hamasi ashtu edhe nga Autoriteti Palestinez. Jordania dhe Egjipti gjithashtu e hodhën poshtë idenë.
