Maqedoni

Parashikimi i motit

03.02.2025 09:09

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu...

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu, ndërsa në disa zona me mjegull. Do të fryjë erë mesatare, me erë të fortë veriore përgjatë lumit Vardar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 6°C, ndërsa maksimalja prej 6°C deri në 13°C.
 
Në Shkup me vranësira pjesërisht, në pjesë të luginës me mjegull me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.