Maqedoni

Seanca e re në Gjykatën Penale për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

03.02.2025 09:19

Në Gjykatën Penale të Shkupit është caktuar seancë e re për vrasjen e Vanjës dhe Pançes....

Në Gjykatën Penale të Shkupit është caktuar seancë e re për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Prokuroria duhet të shpallë vendimin nëse prokurorët në këtë rast do të përjashtohen. Këtë e ka kërkuar në seancën e kaluar i akuzuari i parë, Ljupço Palevski, pasi sipas tij, ata kanë fshehur provat kyçe.
 
Prokuroria do të hetojë se si dokumentet që përmbajnë deklaratat e të pandehurve kanë përfunduar në duart e Palevskit. Gjykimi pritet të vazhdojë me paraqitjen e provave nga video kamerat.