Ekonomi
Këshilli socio-ekonomik diskuton për minimalen
03.02.2025 11:21
Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria do të ulen sot në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për rritjen e pagës minimale...

Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria do të ulen sot në një tryezë të përbashkët për të diskutuar për rritjen e pagës minimale, e cila aktualisht është 22.567 denarë.
Këshilli Ekonomik Social sot duhet të mbajë një seancë në të cilën do të shqyrtohen mundësitë e rritjes së pagës minimale që sindikatat e kanë vendosur si kërkesë. Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa një pjesë e sektorit të biznesit kanë deklaruar se do ta pranojnë një propozim të tillë, por të ulen kontributet. Qeveria thotë se do t'i lërë sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh. Sipas ligjit, në muajin mars duhet të ketë harmonizim të pagës minimale, e cila sipas llogaritjeve duhet të rritet për 1.800 denarë, që sipas sindikatave është pak në krahasim me koston e jetesës.
