Botë
Greqia urdhëroi mbylljen e shkollave, dhjetëra tërmete tronditën ishullin Santorini
03.02.2025 11:41
Shkollat në ishullin turistik grek të Santorinit do të qëndrojnë të mbyllura pasi dhjetëra tërmete të vogla...

Shkollat në ishullin turistik grek të Santorinit do të qëndrojnë të mbyllura pasi dhjetëra tërmete të vogla tronditën rajonin, njoftuan autoritetet e mbrojtjes civile.
Zyrtarët qeveritarë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, urdhëruan lëvizjen pas një sërë lëkundjesh në det rreth Santorinit dhe ishujve përreth, vendi i një prej shpërthimeve më të mëdha vullkanike në histori, shkruajnë mediat e huaja.
Atje, siç raportojnë mediat, janë regjistruar dhjetëra tërmete të vogla dhe më i forti deri tani ishte me magnitudë 4.6 ballë. Autoritetet thanë se tërmetet janë për shkak të aktivitetit tektonik dhe jo vullkanik, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.
Autoritetet greke u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet e mëdha në hapësira të mbyllura dhe të qëndrojnë larg zonave të caktuara të ndërtuara.
