Botë

Netanjahu në ShBA diskuton armëpushimin e Gazës me Trampin

03.02.2025 12:02

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është në rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është në rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar fazën e dytë të armëpushimit të rënë dakord me grupin palestinez Hamas në Gazë, thotë zyra e tij.
 
Negociatat për fazën e dytë do të fillojnë në Uashington, DC të hënën, tha zyra e Netanjahut të dielën, ndërsa lideri izraelit u nis për në ShBA.
 
Presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili ka marrë meritat për marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar më 19 janar, pritet të presë Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë të martën. Ky do të jetë takimi i parë i Trampit me një udhëheqës të huaj që nga inaugurimi i tij më 20 janar.
 
Zyra e Netanjahut tha se udhëheqësi izraelit do të fillojë diskutimet me të dërguarin e Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, të hënën në lidhje me kushtet për fazën e dytë të armëpushimit.
 
Faza e dytë pritet të mbulojë lirimin e robërve të mbetur dhe të përfshijë diskutime për një fund më të përhershëm të luftës.