Hendboll, Mathias Gidsel, MVP i kampionatit botëror
03.02.2025 16:02
Hendbollistët e Danimarkës e kanë fituar për herë të katërt rresht Kupën e Botës...

Duke qenë se Danimarka fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të hendbollit, pritej që edhe MVP i kampionatit të vijë edhe nga ky ekip. Më i miri është shpallur Matijas Gidsel, që pati një paraqitje të shkëlqyeshme dhe krahas medaljes së artë, ai morri edhe dy mirënjohje individuale. Gidsel në fund e mbylli kampionatin me 74 gola. Me këto 74 gola, ai u bë pjesë e “Top5” golashënuesve më të mirë në historinë e botërorëve të hendbollit.
Në këtë konkurrencë ende më I miri është trajneri aktual I Maqedonisë Kire Llazarov, që ka 92 gola të shënuara në botërorin e 2009-tës. Në këtë renditje Gidsel, ia ka kaluar bashkëkombasit të tij Mikel Hansen, I cili para 6 viteve kishte shënuar 72 gola.
Kur jemi tek golashënuesit më të mirë të botërorit të 29-të, Kuzmanovski me 49 gola, përfundoi në pozitën pestë të kësaj renditje. Danimarka e ka fituar për herë të katërt rresht Kupën e Botës. Danezët kishin triumfuar në vitet 2019, 2021 dhe 2023. (Gazetar: Safet Ademi)