NBA, Cleveland mposhti Dallasin

03.02.2025 16:03

Klivlendi e mundi Dallasin dhe tre rezultate të kësaj përballje tani janë pjesë e historisë të këtij kampionati...

Dallas Mavericksi vetëm një ditë pasi vërtetoi këmbimin e Luka Donçiç me Anthony Davis, kanë pësuar disfatë të thellë nga Cleveland Cavaliers edhe atë me 144-101. Se sa ishin dominues “kavalierët”, dëshmojnë të dhënat se këta kanë thyer tre rekorde.  Rekordi parë ishte 91(26/45) pikë të shënuara në një fraksion, ndërsa dillimi prej 45 pikëve ishte më I madhi që ndonjë herë ka pasur skuadra nga Teksasi. Kjo shifër është pjesë e historisë së NBA-së, vetëm tri skuadra më herët kishin shënuar kaq pikë. 
 
Feniks 1990 kishte shënuar 107 pikë ndaj Denverit. Golden  kishte 92 pikë ndaj Çikag0s 2018, ndërsa Hjuston  kishte 91 ndaj Bruklinit  2022. Tetë basketbollistë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë. Më i miri ishte Sam Merrill me 27pikë gjegjësisht 9 tresha, ndërsa pikëshënuesi më i mirë tek Dallasi me 21 pikë ishte Jaden Hardy. 
 
Memphis Grizzlies në transfertë me 132-119 e mundën Milwaukee Bucks, për të cilët ishte kjo humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Boston Celticsi  me 118-110 e mundi Philadelphia 76ers edhe atë pasi në pjesën e dytë përmbysën minus 26 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
 
NBA-Rezultatet e sotme
  • Detroit – Chicago, 127-119
  • Toronto – Clippers, 115-108
  • Cleveland – Dallas, 144-101
  • Philadelphia – Boston, 110-118
  • Milwaukee – Memphis, 119-132