Davis Cup, Bergs goditi kundërshtarin dhe fitoi ndeshjen

03.02.2025 16:04

Në përballjen mes belgut Bergs e kilianit Garin të vlefshëm për Kupën e Dejvisit, ndodhi një incident...

Një skenë e paparë ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Dejvisit, në të cilën po përballeshin Belgjika dhe Kili. Në ndeshjen vendimtare për vazhdimin e garave, përballeshin Zizu Bergs dhe Kristian Garin. Kjo ndeshje kishte një përfundim të paparë deri më tani. Në setin e fundit Bergs, bëri një brejk për 6:5 dhe vendosi të festojë. Ai kërkceu dhe me këtë rast e goditi kundërshtarin të cilin e rrëzoi në dyshem.
 
Kilianët kërkonin diskualifikimin e Bergs, por referi nuk u pajtua me këta. Garin për shkak të lëndimit nuk deshi ta vazhdojë ndeshjen dhe për këtë ai u dënua. Referi ia mori një gem kilianët, ndërsa Belgjika u kualifikua në raundin tjetër. Rezultati përfundimtar ishte  2:1 në seta për Bergs. (Gazetar: Safet Ademi)