Maqedoni

PThP, zgjerohet hetimi për “Aditivin”, 8 të dyshuar të rinj

03.02.2025 16:26

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditivi”....

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditivi”. Prokuroria Themelore njofton se janë ndaluar edhe tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles.
 
Ekziston dyshimi i bazuar se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Disa nga të ndaluarit dyshohen për bashkim kriminal, kurse disa për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
 
Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë të përfshirë më herët në hetim, në këtë rast është përfshirë edhe një person juridik. Prokuroria do të propozojë paraburgim për të dyshuarin e parë dhe masa parandaluese për tetë të tjerë. Prokuroria ka ngrirë mbi 22 milionë denarë shtesë dhe një automjet udhëtarësh në vlerë prej mbi 4 milionë denarë.