Show Biz
Ndryshimi i papritur i Kevin Bacon
06.05.2015 11:54
Ylli i filmave të njohur si Hollow Man, X-Men: First Class, etj., Kevin Bacon ka shokuar fansat me postimin e selfie-t të tij të fundit...

56- vjeçari, i cili mbahet mend për fytyrën e tij të imët dhe sytë tërheqës, ka lënë pa fjalë ndjekësit në Instagram, duke postuar këtë foto (majtas), në të cilën duket krejtësisht i shpërfytyruar.
Në postimin e tij ai shkruan vetëm “Greetings from UK” (“Përshëndetje nga Mbretëria e Bashkuar”).
Të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave të cilët shkruajnë se janë të habitur nga ndryshimi i menjëhershëm i pamjes së aktorit.
