Maqedoni

Mjegull në aksin rrugor Gajre - Kodra e Diellit dhe Mavrovë

04.02.2025 08:59

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore

Dukshmëri të ulur prej 70 deri 100 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në aksin rrugor fshati Gajre – Kodra e Diellit dhe Mavrovë, njofton LAMM.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.