Maqedoni
Ministri Murtezani për vizitë në Bruksel
04.02.2025 10:52
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune...

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune, ku do të zhvillojë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.
Në kuadër të vizitës dyditore është paraparë që ministri Murtezani të zhvillojë takim me eurokomisionaren për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën do të diskutojë për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e aderimit në BE, Agjendën reformuese dhe hapat e ardhshëm në procesin negociues. Siç informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane, janë paraparë takime edhe në Parlamentin Evropian me Tajs Roiten dhe Matej Tonin, raportues nën hije për Maqedoninë e Veriut, me ç’rast do të shqyrtohen mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shkupit dhe Brukselit dhe përforcimit të mbështetjes politike në Parlamentin Evropian për progresin e vendit.
Vizita e punës së ministrit Murtezani në Bruksel është një mundësi tjetër për intensifikimin e dialogut me institucionet e Unionit dhe përforcimin e mbështetjes për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
