Botë
Paralajmërimi i Trampit për tarifa ndaj BE-së, Von der Lejen: Jemi të gatshëm për dialog
04.02.2025 11:11
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, potencoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një dialog konstruktiv me ShBA-në....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, potencoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për një dialog konstruktiv me ShBA-në, por në të njëjtën kohë është e gatshme të përgjigjet me vendosmëri lidhur me paralajmërimin e Donald Trampit për vendosjen e tarifave.
Ajo shtoi se “BE-ja është e gatshme për një dialog të fortë, por konstruktiv me ShBA-në, megjithatë ka sfida të mundshme në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe ne jemi gati për këtë.”.
Lidhur me tarifat doganore amerikane për Meksikën, Kanadanë dhe Kinën, Von der Lejen vlerësoi se “asgjë pozitive nuk del nga kjo”. Siç vuri në dukje ajo, tarifat rrisin kostot e biznesit, dëmtojnë punëtorët dhe konsumatorët, krijojnë ndërprerje të panevojshme në ekonomi dhe rrisin inflacionin. Presidentja e Komisionit Evropian, theksoi se kjo është arsyeja pse BE-ja do t’i japë përparësi diskutimeve produktive me ShBA-në dhe dëshiron që një dialog të zhvillohet në kohën e duhur.
Në të njëjtën kohë, BE-ja ka sfidat e veta me të cilat duhet të përballet, theksoi ajo. “Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të fokusohemi në sfidat tona, për të rritur dhe përmirësuar konkurrencën tonë.”, tha Lejen.
