Botë

Tërmet me magnitudë 4.9 ballë në Greqi

04.02.2025 11:36

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi...

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, duke shtuar dhe më tej panikun e banorëve, një pjesë e madhe e të cilave kanë zgjedhur ta kalojnë natën në çadra.
 
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 24 km në lindje të Oia, në një thellësi fokale prej 14 km.
 
Autoritetet në Santorini mbeten në gatishmëri dhe janë mobilizuar, pasi aktiviteti sizmik në ishullin e njohur grek mbetet i lartë, me tërmete të njëpasnjëshme. Ndërkohë, qytetarë dhe turistë duket se kanë zgjedhur ta braktisin ishullin përmes rrugëve ajrore dhe detare dhe në portin e ishullit është vënë re mbipopullim.
 
Profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës lidhur me aktivitetin e shtuar sizmik në zonat midis Santorinit dhe Amorgos tha se një nga skenarët është se aktiviteti sizmik vjen nga një vullkan nënujor. Për arsye sigurie, shkollat në Santorini, Anafi, Ios dhe Amorgos do të jenë të mbyllura deri të premten.
 
Gjithashtu për sot është planifikuar një takim në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve vendore, të zjarrfikësve, të rojës bregdetare, të forcave të armatosura dhe autoriteteve të tjera kompetente.