Pasojat nga protesta para qeverisë
Atmosferë e tensionuar ka mbretëruar mbrëmë para qeverisë pas “bombës” së 29-të të publikuar nga LSDM-ja, që kishte të bënte me vrasjen e të riut, Martin Neshkovski, nga një pjesëtar i policisë...

Deri te protesta erdhi pas publikimit të bisedave të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe kryeministrit, Nikolla Gruevski, të cilët, sipas asaj që publikoi LSDM, tentojnë të fshehin vrasjen e Neshkovskit.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se rreth dhjetë efektivë të policisë janë lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit. Mjekët thonë se pacientët kanë marrë lëndime të lehta në kokë, bërryl dhe gjunjë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Sot para ndërtesës së qeverisë është qetë, rrugët janë pastruar dhe nuk ka polici. Gjatë ditës së sotme policia zyrtarisht pritet të del me informata të sakta se sa të lënduar dhe të arrestuar ka në protestat, të cilat përfunduan mbrëmë në mesnatë. (Sanije Kasami, TVM2)
