Maqedoni

RMV, shënohet 153-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit

04.02.2025 15:04

Me një manifestim në oborrin e kishës “Shën Spase” në Shkup, filluan aktivitetet për shënimin e 153-vjetorit...

Me një manifestim në oborrin e kishës “Shën Spase” në Shkup, filluan aktivitetet për shënimin e 153-vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev. Përfaqësuesit më të lartë të shtetërorë dhe politikë, me këtë rast vendosën kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit. 
 
“Më lejoni që të gjithë opinionit në vend t’ua uroj datën e lindjes së revolucionarit të madh maqedonas, por para së gjithash trim dhe vizionar, Goce Dellçev. Qeveria e Maqedonisë duhet të ketë traditë që këtë festë ta festojë edhe në të ardhmen, sepse ky është një hero i madh maqedonas dhe është pjesë e pandarë e identitetit maqedonas dhe vepra e tij nuk duhet asnjëherë të harrohet.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
“Sot po e festojmë veprën e revolucionarit, vizionarit dhe luftëtarit të madh, Goce Dellçev. Në luftën e tij janë përfshirë të gjitha vlerat demokratike. Ne sot duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe t’i tejkalojmë dallimet kur të bëhet fjalë për interesat maqedonase dhe të gjithë së bashku të luftojmë për një Maqedoni me më shumë prosperitet dhe e integruar në BE.”, - theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. 
 
“Nuk vendosëm vetëm kurorë me lule për të përkujtuar përvjetorin e lindjes së një figure të rëndësishme historike, siç është Goce Dellçevi. Sigurisht se duhet të shënohet edhe ideja e dellçevizmit, ideologji e cila ditëve të sodit është më se e domosdoshme për RMV-në. Divergjencat eventuale, të cilat sot i kemi në shoqëri, nuk duhet të ekzistojnë.”, - u shpreh Arbër Ademi nga BDI.
 
Në këtë manifestim nuk pati asnjë delegacion zyrtar nga Bullgaria. Kohë më parë, ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, tha se nuk do të ketë festë të përbashkët të 153-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, sepse Bullgaria nuk ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut. Ditëlindja e Goce Dellçevit festohet edhe në Shtip, Manastir, Strumicë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Shërbimi përkujtimor u drejtua nga Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, zotëri zotëri Stefani.
 
FITIM KRYEZIU