Maqedoni
Bisedimet me Bullgarinë, Mickoski: Të gatshëm për dialog, por jo me çdo çmim
04.02.2025 15:43
Jemi të gatshëm për dialog me Bullgarinë, por jo me çdo çmim...

Jemi të gatshëm për dialog me Bullgarinë, por jo me çdo çmim. Kështu ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili ka akuzuar Bullgarinë për mosrespektim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, duke vendosur veto në fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Mendoj se procesit duhet t’i jepet mundësi, me çfarëdo çmimi nuk kemi ndërmend të shkojmë me kokën në mur, me çfarëdo çmimi nuk do të nënshkruajmë gjithçka që do të na vendoset në tavolinë, mendimet tona dhe politikat i dini, ne kemi legjitimitet nga populli dhe ne do ta dëgjojmë popullin. Politikanët që nuk e dëgjojnë popullin përfundojnë shumë keq.”, - deklaroi kryeministri i RVM-së, Hristijan Mickoski.
LSDM dhe BDI: Qeveria të nisë dialogun me Bullgarinë
Nga ana tjetër, partitë opozitare i bëjnë thirrje pushtetit që të nisin bisedimet me Bullgarinë për të zhbllokuar proceset integruese.
“Lidershipi dhe të gjitha institucionet e RMV-së duhet të përmbushin detyrimet, të cilat janë qartë të definuara në kornizën negociuese. Ashtu që nuk duhet të humbim kohë dhe duhet të sigurojmë një orë e më përpara perspektivën evropiane për të gjithë qytetarët.”, - theksoi Arbër Ademi nga Fronti Evropian.
“Ne tani presim që Qeveria të realizojë premtimet parazgjedhore se do të sigurojnë pozicion më të mirë negociues, do të ndryshojnë kornizën negociuese. Ne do të mbështesim çfarëdo propozimi më të mirë, i cili do të vihet në tavolinë.”, - u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe ripërsërit idenë për një seancë parlamentare, në të cilën të gjitha partitë parlamentare do të bisedonin për këtë proces, pasi që Maqedonia e Veriut po lihet mbrapa, jo vetëm nga Shqipëria, madje edhe nga Mali i Zi.
VLORA LATIFI TOPOJANI