Beograd, Vuçiqi pret në takim Millorad Dodikin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim në Beograd, kreun e “Republika Sërpska” në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik.
Pas takimit, Vuçiqi tha se takimi kishte "rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe “Republikës Sërpska”.".
“Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta vazhdojmë dhe forcojmë rritjen ekonomike dhe t’i mbrojmë interesat kombëtare të Serbisë dhe të “Republikës Sërpska”.”, shkroi Vuçiq në Instagram.
Më 8 qershor 2024, Qeveria e Serbisë dhe ajo e “Republikës Sërpska” e miratuan në një takim të përbashkët një të ashtuquajtur Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Në dokument, ndër të tjera, thuhet se 15 shkurti është Dita e Shtetësisë së Serbisë dhe Dita e Shtetësisë së “Republikës Sërpska”, të cilat duhet të festohen së bashku. Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga zyrtarët boshnjak dhe kroat të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Millorad Dodiki është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe pretendimet e tij për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinë.
imit, VuçiqBeograd, Vuçiqi pret në takim Millorad Dodikin Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim në Beograd, kreun e “Republika Sërpska” në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik. Pas takimit, Vuçiqi tha se takimi kishte "rëndësi thelbësore për çështjet kyç për popullin serb dhe për të ardhmen e Serbisë dhe “Republikës Sërpska”.". “Qëllimi ynë i përbashkët është ta ruajmë paqen dhe st
