Klinika e fëmijëve “Kozle” bëhet me drejtoreshë të re

04.02.2025 17:15

Ministria e Shëndetësisë njofton se drejtoreshë e re e...

Ministria e Shëndetësisë njofton se drejtoreshë e re e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle” është emëruar prof. dr. Katerina Boskovska, e cila prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni.

Dr. Boskovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike.

Në kuadër të veprimtarisë akademike, ajo është e përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë UKIM-it dhe gjatë pesë viteve të fundit ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore.

Ministria e Shëndetësisë falënderon për angazhimin e deritanishëm drejtoreshën e mëparshme, dr. Karolina Simonovska.