Botë

Tornado në Gjermani, një i vdekur, 8 mijë ndërtesa të dëmtuara

06.05.2015 12:07

Një stuhi e fuqishme ka goditur veriun e Gjermanisë, duke lënë pas një person të vdekur dhe dëme të mëdha materiale...

E konsideruar një tornado, stuhia ka shkatërruar qytetin e Buetzosë, afër Rostock, duke i zhvendosur makinat 70 m. larg.

Në qytetin e Hamburgut, një 26 vjeçar është vrarë, ndërsa e dashura e tij shtatzënë është plagosur nga mbetjet e pemëve dhe të ndërtesave që ranë mbi makinën e tyre. 30 janë të lënduarit në Buetzou.

Era e fuqishme nxori pemët me rrënjë dhe në disa pjesë të qytetit ato ranë mbi makina e shtëpi. 8 mijë ndërtesa janë dëmtuar. Është dëmtuar edhe krahu verior i spitalit të zonës dhe autoritetet u detyruan të evakuojnë pacientët.

Erëra të forta kanë ndaluar shërbimin e autobusëve dhe trenave, duke shkaktuar kaos në trafik. Linja hekurudhore mes Hamburgut dhe Luebeck është bllokuar në të dyja drejtimet për shkak të rënies së pemëve. Sipas mediave gjermane, shpejtësia e erës arriti deri në 119 km/h në Geilenkirchen. (Leunora Kaliqi, TVM2)