Maqedoni
Javën e ardhshme, thirrja e dytë publike, komunat mund të aplikojnë për projekte kapitale
04.02.2025 17:38
Në seancë të rregullt Qeveria ka filluar procedurë për shpalljen e thirrjes së dytë...

Në seancë të rregullt Qeveria ka filluar procedurë për shpalljen e thirrjes së dytë për financimin e projekteve kapitale në komuna. Bëhet fjalë për mjetet e siguruara nëpërmjet kredisë hungareze në vlerë prej 15 miliardë denarësh, për të cilat do të mund të aplikojnë të gjitha komunat në vend.
“Javën e ardhshme do ta shpallim thirrjen publike për përkrahje financiare të komunave, me të cilat do të përkrahim projekte infrastrukturore deri në 15 miliardë denarë dhe me atë ndjeshëm do të kontribuojmë për kualitetin e jetës së të gjithë qytetarëve. Kriteret për pjesëmarrje në pjesën më të madhe do të jenë të njëjta, si edhe në thirrjen e parë, por edhe të lehtësuara në pjesën e afatit për dorëzimin e dokumenteve, si dhe për fillimin e procedurës për furnizim publik. Do të vendoset në bazë të dy kritereve, i pari sipas numrit të banorëve rezident në një komunë sipas regjistrimit të fundit dhe kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme për fillimin e furnizimit publik. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha njësitë e pushtetit lokal, të cilat mund të aplikojnë me një apo më shumë projekte infrastrukturore nga sfera të ndryshme, përkatësisht nga kultura, sporti, ambienti jetësor, infrastruktura rrugore, politika sociale dhe arsimi. Afati për dorëzimin e formularëve aplikues dhe dokumentacionit projektues është deri më 30 prill 2025.”, - deklaroi ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski.