Maqedoni
Parashikimi i motit
05.02.2025 09:09
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme....

Moti paradite parashikohet i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, me erë të fortë veriore përgjatë lumit Vardar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në -1°C, ndërsa maksimalja nga 4 deri në 12°C.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me mot me diell dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.
