Tensionohet situata në Jemen, bombardime në Zamar, 6 të vdekur
9 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ndaj shkollës së policisë në qytetin Zamar të Jemenit nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite...

Avionët e forcave të koalicionit ndërmorën sulme ajrore ndaj shkollës së policisë në qytetin Zamar, në mesin e të plagosurve janë edhe 3 fëmijë.
Në një tjetër rajon të Jemenit, në Ebjen, ka pasur konflikte intensive mes militantëve të Lëvizjes “Husi” dhe forcave të Rezistencës Popullore, ku si pasojë ka të vrarë dhe të plagosur.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, për të parandaluar përparimin e “Husive” në vend, me thirrjen e presidentit legjitim të vendit, Abdurabbu Mansour Hadi, nisi një ofensivë ajrore më 26 mars dhe përsëri me kërkesë të Hadit dhe qeverisë së tij i dha fund më 21 prill, dhe një zëdhënës për forcat e koalicionit, Ahmed el-Asiri, kishte shprehur se tashmë për popullin jemenas ka nisur operacioni "Kthimi i shpresës". (Leunora Kaliqi, TVM2)
